Fiorentina rikthehet te fitorja në Serie A

Futboll

Fiorentina rikthehet te fitorja në Serie A

Më: 21 prill 2024 Në ora: 20:01
Fiorentina feston

Fiorentina rikthehet te fitorja në kampionat dhe atë e bën në transfertën e Salerniatana-s në takimin e javës së 33-të të Serie A që u mbyll me rezultatin 0:2.

“Violët” diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.

U desh minuta e 80’ që të shënohej goli i parë i këtij takimi, me Kouame që gjeti rrugën drejt rrjetës, pas asistit të dhuruar nga Ranieri.

Ndërsa në minutën e 90+5′ pas asistit të dhuruar nga Mandragora, Ikone shënoi golin e dytë për skuadrën e Italiano-s.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-2, me Salernitanan që vuan në fund të renditjes me 15 pikë, teksa Fiorentina renditet në vend të nëntë me 47 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat