Ademola Lookman dëshiron të largohet nga Atalanta gjatë verës.
Sulmuesi nigerian, i cili erdhi dy sezone më parë dhe shënoi 24 gola në të gjitha garat, nuk po ndihet mirë në Bergamo.
Pavarësisht paraqitjeve pozitive, qëllimi i tij është të largohet nga skuadra e Serie A, nëse vjen një ofertë e kënaqshme.
“Divorci” me të mund të jetë zgjedhja e duhur për Atalantën, duke qenë se Lookman-it i skadon kontrata pas 2 vitesh dhe këtë verë do të mund të arkëtonte mjaft para nga shitja e tij.
Padyshim që ëndrra e lojtarit është rikthimi në Angli, në Premier League, me dëshirën për të bërë më mirë sesa te Leicester City, në sezonin e tij të fundit.