Interi është zyrtarisht kampion i ri Italisë.
Pesë javë pa ra perdja e kampionatit, zikaltrit siguruan titullin e kampionit dhe një titull shumë i ëmbël për faktin se sonte në cilësinë e mysafirit e gjunjëzuan me rezultat 2:1 rivalin e përbetuar e të përjetshëm, Milanin.
Një ndeshje e fortë dhe një Inter që tregoi fuqinë e kampionit ndaj “Rossonerëve”.
Pamje nga ndeshja
Acerbi në minutën e 18-të e Thuram në atë të 49-tën, shënuan për fitoren e kampionit të ri.
Tomori shënoi në minutën e 80-të duke e ngushtuar humbjen e Milanit.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Kristjan Asllani, nuk u paraqit asnjë minutë për Interin por në fund festoi me shokë titullin.
Në minutën e 90+3, gjyqtari ndëshkoi me kartona të kuq Hernandezin e Milanit dhe Dumfriesin e Interit. pasi u kacafytën mes vete.
Calabria i Milanit është ndëshkuar në minutën e 90+7.
Inzaghi është ballëlart që ngadhënjyen në derbi dhe në anën tjetër në festë të titullit.
Interi kryeson me 86 pikë, duke lënë pas Milanin me 69 pikë të mbledhura.