Skuadra e Tikveshit nga Kavadari fitoi me rezultat minimal 2:1 ndaj Shkëndijës së Tetovës, falë golave të Edis Spahiut dhe Malevskit, në kuadrin e javës së 28-të të Ligës së parë, fundjavën e kaluar..
“Është normale që kur shënon gol ndjenja është e mirë, por kur i shënon Shkëndijës është një ndjenjë më ndryshe, pasi është skuadër e madhe, deklaroi Ediz Spahiu, sulmuesi 23-vjeçar nga Gostivari, i cili deri tani ka shënuar tetë gola për Tikveshin.
Spahiu ka qenë pjesë e ekipit të juniorëve të Shkëndijës.
Pas javës së 28-të, Tikveshi renditet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa në xhiron e radhës do të takohet sërish me Shkupin.