Barcelona nis me rinovimet

Futboll

Barcelona nis me rinovimet

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:18
Logo e Barcelonës

Pas humbjes ndaj Real Madrid ditën e diel në kampionat, Barcelona thuajse humbi edhe shansin për të ruajtur kurorën në La Liga. Si rezultat, merkato e verës tashmë po fiton më shumë vëmendje te klubi “blaugrana”.

Dhe fillimisht klubi dëshiron të nisë me rinovimet, duke nisur nga ai i kapitenit Sergi Roberto.

Mesfushorit 32-vjeçar, që gjithë karrierën e tij ka luajtur për Barcelonën, i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti.

Sipas “Mundo Deportivo”, pavarësisht nga fakti se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, lojtarit i kanë komunikuar qëllimin e tyre për të rinovuar kontratën.

Klubi do t’ia zgjasë atë edhe me një vit, me opsion për një tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat