Vjen oferta 3 milionë euro për Piolin nga klubi i Serisë A!
Stefano Pioli dështoi të merrte trofe me Milanin këtë sezon, kështu që largimi i tij nga stoli i kuqezinjve është i pashmangshëm.
Por media italiane “Il Mattino” raporton se ai mund të jetë trajner i Napolit.
Kjo për shkak se Kalzona nuk do të rikonfirmohet në krye të klubit axurr pas humbjes me Empolin.
Kontaktet e para janë bërë tashmë që në janar.
Një kontratë me vlerë 3 milionë euro në sezon është gati për Piolin, në përputhje me parametrat e klubit napolitan. Drejtuesit e klubit presin që Pioli të çlirohet nga Milani (ai ka edhe një vit kontratë) për të nisur sulmin vendimtar.