Unai Emery ka vazhduar kontratën e tij aktuale si trajner i Aston Villa deri në vitin 2027.
Thuhet se Emery është i lumtur te Villa dhe ka plane të ulet me klubin për të zgjatur më tej kushtet e tij që në verë, sipas “The Athletic” .
Pronarët e Villas, Nassef Saëiris dhe Ëes Edens janë të kënaqur me spanjollin 52-vjeçar dhe e shohin atë si "versionin" e tyre të trajnerit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Villa është e katërta në Premier League dhe në një pozicion të fortë për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe ka arritur në gjysmëfinalen e Europa Conference League.
Emery u emërua në tetor 2022 në vend të Steven Gerrard pasi fitoi Europa League atë vit me Villarrealin.
Villa pret Chelsean në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League të shtunën.