Ka ndërruar jetë Isuf Ajeti.
Ikja e tij në amshim ka tronditur jo Gjilanin por edhe komunitetin e futbollit të Kosovës dhe më gjerë.
Ajeti ka qenë veprimtar i shquar i futbollit, duke dhënë kontribut të madh ndër vite.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, e morëm me shumë pikëllim dhe mërzi.
Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, duke dhënë kontribut të madh në përpilimin e rregulloreve të garave dhe disiplinore.
Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e komunitetit sportiv në vend.
Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë”, shpreh ngushëllime Armend Misini, kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit.