Manchester United siguroi një biletë për në finalen e FA Cup pasi kaloi me penallti Coventry City.
“Djajtë e Kuq” pasi ishin 3-0 në avantazh gjatë 90-minutëshit, në fund u barazuan në 3:3 dhe nga seria e 11-metërshave lojtarët e United, u shfaqën më të saktë dhe fituan.
Në fakt, nga mënyra si shkoi ndeshja, te United nuk kishte shumë vend për gëzim, e megjithatë Antony nuk ia kurseu lojtarëve të Coventry një festë para syve.
Braziliani, u kritikua shumë për gjestin e tij edhe pse së fundmi është munduar të justifikohet.
“Lojtarët e Coventry provokuan tifozët tanë dhe nuk ishte e bukur sepse bëhej fjalë për një moment me shumë tension. Unë reagova ndaj provokimeve të tyre dhe thjesht mbrojta klubin tim”, tha Antony.