Suhareka e ka më së të qartë se ka punë me kampionin në fuqi dhe liderin e kampionatit, Ballkanin e Therandës.
Skuadra e Suharekës, lider i Ligës së Parë të Kosovës, grupi A, synon hakmarrjen ndaj Ballkanit për humbjen me 1:0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Futbollistët e Suharekës janë të mobilizuar për sfidën e nesërme (15.00) ndaj rivalit të qytetit.
Rrustem Aliaj, presidenti i FC Suhareka, tha se e mërkura do të jetë një ditë tjetër feste në qytet.
“Ndeshja e dytë gjysmëfinale ndaj Ballkanit.
E mërkura një tjetër ditë feste në qytetin tonë të Suharekës ku për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës së Kosovës do takohen dy skuadrat lokale FC Suhareka dhe FC Ballkani, nga ndeshja e parë kemi parë që organizimi i ndeshjes, zhvillimi i saj e kualiteti i lojës ishte shembull në gjithë futbollin Kosovar dhe një porosi që do jetë një derbi i qytetit ndër më të fortit në vendin tonë.
Futbollistët tanë po kalojnë një formë të lartë ku në objektivin kryesor jemi afër përmbushjes e po ashtu në mesin e 4 skuadrave më të mira kosovare.
Nesër së bashku mund ta shkruajmë historinë, nesër do luftojmë për fitore, do luftojmë për finale na priftë e mbara.
Ftojë të gjithë qytetarët e Suharekës, adhuruesit tanë, eja shijoje futbollin, mbështet djemtë tanë drejt fitores së radhës”, ka shkruar Aliaj.