Drita e Gjilanit ka presionin e sfidës së nesërme (15.00), për faktin se përballet me skuadrën më të trofeshme në Kosovë, Prishtinën.
Me rezultat 0:0 ka përfunduar ballafaqimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Ndeshja e kthimit luhet në fushën ndihmëse në Gjilan.
Drita ka përparësinë e fushës por kjo nuk e bën favorit ndaj Prishtinës që po kalon formë të mirë në javët e fundit.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, tha se do të jetë ndeshje e rëndësishme.
Drita po lufton në dy fronte, për titull dhe Kupën e Kosovës.
“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne duke ditë që për ne është një biletë për Europë andaj motivi te ekipi është shumë i lartë.
E dim që përballë kemi një ekip me shumë cilësi siç është Prishtina por që ne i kemi të qarta synimet tona andaj nesër pres që secili lojtarë të jap atomin e fundit në fushë.
Ekipi do të jetë i kompletuar në përjashtim të Smakiqit dhe Selmanit dhe na gëzon shumë rikthimi i Ron Brojës i cili ishte një mungesë e madhe ku lendimi e mbajti jashtë fushës rreth 40 ditë”, thotë Ramadani për faqen e FC Drita.
Nesër do të dihet se cila skuadër do të jetë në finale, Drita apo Prishtina.