Arsenali ka treguar lojë të madhe në përballje me Chelsean, duke ngadhënjyer me rezultat 5:0 në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Premier League.
Derbi londinez pritej të jetë më i ngushtë më rezultat por jo një fitore kaq bindëse e "Topçinjve” në stadiumin “Emirates”.
Arsenali e ka turpëruar rivalin dhe është në krye të tabelës me 77 pikë, por ka tre pikë e një ndeshje më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë dhe dy ndeshje e katër pikë më shumë se Manchester City në të tretin.
Golat i realizuan Trossard (4'), White (52' e 70’), Havertz (57' e 65').
Pjesa e dytë ishte fatale për të kaltrit, një Arsenal i frikshëm, që shkatërronte çdo gjë para vetes.
Chelsea renditet në pozitën e nëntë me 47 pikë të mbledhura.