Shkëndija pësoi një humbje të pakëndshme kundër Tikveshit në kavadar me rezultat 2-1, duke i lënë të pakënaqur të gjithë në kampin kuqezi, përfshirë edhe trajnerin Jeton Beqiri.
“Shumë situatë e vështirë për të folur. Shumë humbje e rëndë realisht.
Nuk gjej fjalë për ti përshkruar këto golat që ne i pranojmë dhe rastet që humbim para portave kundërshtare.
Diçka e pabesueshme. E vetmja gjë që na ngel neve është të ulim kokën, të punojmë dhe të mundohemi të përmirësojmë gabimet”, tha Beqiri.
Kjo humbje e ka lënë Shkëndijën gjashtë pikë mbrapa liderit Struga TL, dhe në pesë ndeshjet e mbetura nuk ka të drejtë gabimi. Për ta janë pesë finale dhe e para është të dielën në Tetovë kundër Gostivarit.