Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve, tani ka ardhur koha dhe momenti për të mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.
Ballkani do jetë nikoqir i skuadrës së Suharekës, e cila me një fitore eventuale do shkruante historinë në futbollin.
Ndeshja e parë është mbyllur në të mirë të “Xhebrailëve”, me golin e Ismajlgecit në minutën e 90-të.