Ballkani i Therandës është në finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ballafaqimi mes dy skuadrave të të njëjtit qytet, Ballkani - Suhareka, ka përfunduar baras me rezultat 2:2.
Kampioni në fuqi, falë fitores (1:0) në sfidën e parë të gjysmëfinales, kualifikohet në finale.
Futbollistit Gentrit Halili shënoi në minutën e 6-të e Nazmi Gripshi në atë të 74-tën për Ballkanin dhe Susuri (82’ e 90+1') për Suharekën..
Duhet theksuar se Ballkani është edhe lider në elitën e futbollit të Kosovës, me 60 pikë e ka dy më shumë se Llapi dhe Drita.
Suhareka është lider në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.