Egnatia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të dytë radhazi.
Pas sfidës, foli edhe trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova.
“Mendoj që është një kualifikim shumë i cmuar për ne për mënyrën se si ndodhi ndeshja. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe dy dëmtimet në pjesën e parë na i prishën ekuilibrat e ndeshjes. Kartoni i kuq i Aleksit na i prishi gjithashtu ekuilibrat.
Kontigjenti është për këtë kemi punuar, i kemi forcat për të dy trofetë për tjetrin do të jemi dinjitozë deri në fund. Sot kemi rrezikuar goxha ia kërkova unë skuadrës duke parë dhe entuziasmin e Vllaznisë, dëmtimet na nxorrën jashtë segmentit që bëjmë gjithmonë. Në pjesën e dytë morëm lojën përsipër, por pas kartonit të kuq u vështirësua loja.
E mendoja të vështirë se luanin dy skuadra që tentonin të shkonin në finale por përfituam nga entuziasmi i Vllaznisë, na bllokuan rrugëdaljet por pastaj mori një rrjedhë të mirë të skuadrës sime. Ndeshje e vështirë luan e para më të dytën, kjo e sotmja kaloi. Të dielën na pret Vllaznia”, përfundoi Tetova.