Futbollisti i Prishtinës, Krshnik Uka, sot është lënduar gjatë ndeshjes me Dritën e Gjilanit.
Megjithatë Uka nuk dihet sa do të qëndrojë jashtë fushës.
“Kreshnik Uka ka lënduar brinjtë pas një dueli para zonës vendase dhe i njëjti ndodhet nën vëzhgimin nga afër të specialistëve mjekësor në QKUK”, njofton FC Prishtina.
Prishtina pas 120 minutave e ka mposhtur me rezultat 1:0 Dritën dhe është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.