Pavarësisht se kishin arritur një marrëveshje për të shkëputur rrugët e tyre pas këtij sezoni, Xavi do të vazhdojë si trajneri i Barcelonës.
Pas rezultateve pozitive të marra në kohët e fundit dhe lojës premtuese, Laporta vendosi që Xavi të jetë në krye të katalanasve edhe në vazhdim.
Një vlerësim të madh kreu i Barcelonës e mori edhe nga trajneri kundërshtar, Ancelotti.
“Xavi ka bërë një punë fantastike te Barcelona, ai e njeh klubin mirë dhe mua më duket vendimi më i drejtë që do të vazhdojë aty”, tha Ancelotti.