Bayerni kërkon të transferojë mbrojtësin e Leverkusenit!
Bayern Munih ka ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah.
Mediet gjermane bëjnë më dije se 28-vjeçari është në bisedime me klubin bavarez në mënyrë që në verë të bëhet i mundur ky transferim.
Tah ka kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Bundesliga-s dhe Leverkusen nuk dëshiron që ta shesë mbrojtësin, por vetë ky i fundit raportohet se është i hapur për transferimin drejt Bayernit.