Pas lëndimit të futbollistit Kreshnik Uka, Prishtinës i lëndohet edhe portieri Altin Gjoka.
Lëndimi konfirmohet nga FC Prishtina.
Gjoka do t’i nënshtrohet operimit.
“Portieri ynë i ri, Altin Gjokaj, pas pësimit të një lëndimi gjatë seancave stërvitore, është i detyruar t’i nënshtrohet operimit të miniskusit, operim ky që do ta lë për një kohë jashtë fushave, por Gjokaj do të rikthehet edhe më i fortë”, njofton FC Prishtina.