Manchester City pa ndonjë mund të madh e ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 29-të të Premier League.
Kampioni në fuqi ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Brightonit.
Futbollisti Phil Foden është shënues i dyfishtë.
Golat i realizuan De Bruyne (17'), Foden (26' e 34') dhe Alvarez (62').
Arsenali kryeson me 77 pikë, pasojnë Manchester City 76 (një ndeshje më pak), Liverpooli 74 dhe Brighton renditet në vend të 11-të me 44 sosh.