Fernando Muslera ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Uruguait.
Portieri i njohur debutoi me dy herë kampionët e botës në vitin 2009.
37-vjeçari veshi 133 herë fanellën e kombëtares latine, duke marrë pjesë në 4 Botërore (2010, 2014, 2018, 2022).
Muslera fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011 me Uruguain, teksa po zhvillon sezonin e fundit me turqit e Galatasarayt.
Klub ku bën pjesë prej vitit 2011. Kur u bë pjesë e shkëmbimit me Lorik Canën, me ish-kapitenin kuqezi që kaloi te Lazio.
Në një postim në faqen zyrtare, Federata Uruguaiane e Futbollit falënderon “gardianin” për kontributin e dhënë me fanellën e Kombëtare.