Siç bëhet e ditur nga shumë media të besueshme angleze, Arne Slot do të jetë zëvendësuesi i Jurgen Klopp te Liverpooli.
Liverpooli dhe Feyenoordi janë në bisedime të avancuara për Slot, ku ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshje në aspektin financiar mes dy klubeve.
Ndërkaq, Slot e pranoi mbrëmë se e dëshiron me çdo kusht punën e trajnerit te Liverpooli.
Tani, Jurgen Klopp ka folur për këtë situatë ku edhe kishte një mesazh për Slot.
“Nuk jam i përfshirë në aspektin e klubit. Me të vërtetë do të doja nëse Arne është ai që dëshiron ta marr përsipër këtë punë. Më pëlqen stili i tij i lojës, e gjitha që kam dëgjuar për të është se është një trajner i mirë. Do t’i thosha atij se kjo është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë me njerëzit më të mirë”, tha Klopp.