Basti” Charles De Ketelaere u fitua! Atalanta, e cila e mori belgun në huazim nga Milani, tani është gati ta konfirmojë atë pas një sezoni të parë të shkëlqyer në “oborrin” e Gasperinit.
Pas vështirësive të vitit të kaluar me kuqezinjtë, CDK i ka bindur të gjithë, ndaj ekzistojnë të gjitha kushtet për të qëndruar në Bergamo edhe sezonin e ardhshëm.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi bergamask duket se synon të kërkojë të drejtën e riblerjes, të vendosur për 22 milionë euro, përfshirë në marrëveshjen me kuqezinjtë në fillim të sezonit.
“Unë sugjeroj që Charles të konfirmojë shtëpinë e tij në Bergamo”, – tha CEO zikaltër, Luca Percassi, pak ditë më parë.
Një e dhënë tjetër për konfirmimin e belgut si lojtar i Atalantës, jo vetëm i huazuar.