Liverpooli nuk fiton sërish.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk shkoi më shumë se barazimi 2:2 në Londër përballë West Hamit vendas, pikë që pothuajse zeron shanset e The Reds për titullin kampion.
Vendasit shënuan dy gola me kokë. Jarred Bowen zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë, vetëm pak çaste pasi Luis Diaz ishte ndalur nga shtylla në krahun tjetër.
Ndërkohë që 13 minuta përpara fundit festoi edhe Michail Antonio. Mes tyre dy golat e Liverpoolit. Që përmbysi përkohësisht rezultatin falë golit të Andrew Robertson dhe autogolit të portierit Alphonse Areola.
Pa fat miqtë një minutë përpara fundit, me goditjen e Harvey Elliot që u ndal nga traversa. Përfundimisht 2-2 dhe gara për titullin do të vijojë mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.