Liria e Prizrenit ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Fushë Kosovës, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Liria e ka marrë me vete edhe Fushë Kosovën, pra për një rang më poshtë, në Ligën e Parë të Kosovës.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë.
Autorë të golave janë Aldi Gjumsit në minutën e 3-të e Ubong Ekpai në atë të 30-tën.
Liria është në fund me 14 pikë e Fushë Kosova në pozitën e nëntë me 20 sosh pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës.