Ndërkohë, trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, tha se Malisheva u mposht pasi futbollistët që ai i drejton, nuk i shfrytëzuan mundësitë që i patën.
“E kishim përgatitur mirë ndeshjen. Shpërdoruam disa raste në të dyja pjesët dhe pastaj u penalizuam në momentet më të këqija. Nuk arritëm që ta kthejmë rezultatin, rastet na kushtuan.
Kjo ndeshje ishte evidente sepse kemi lëshuar shumë pikë në ndeshjet e fundit.
Por për vendin e tretë do të japim atomin e fundit, deri në momentin kur kemi mundësi matematikore”, ka theksuar Kida për “ArtMotion” pas ndeshjes.