Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, doli ballëlart nga stadiumi 'Old Trafford".
Muriç ka mbrojtur me sukses në portën e Burnley-t, duke barazuar në udhëtim me rezultat 1:1 me Manchester Utd.
Mysafirët gabuan në minutën e 79-të, ndërsa futbollisti Antony përfitoi nga ky rast dhe nuk fali, duke kaluar në epërsi Manchester Utd.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi që në minutën e 86-të, gjyqtari akordoi penallti për udhëtuesit.
Futbollisti Amdouni realizoi për Burnley-n, 1:1 në minutën e 87-të.
Manchester Utd dëshpëroi në konak të vetin.
Pas javës së 35-të në Prrfemier League, Manchester Utd renditet në pozitën e 6-të me 54 pikë e Burnlez në 19-tin me 24 sosh.