Besa ndahet baras me Pelisterin

Futboll

Besa ndahet baras me Pelisterin

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja Besa - Pelisteri

Besa e Dobërdollit dhe Pelisteri i Manastirit, ndahen baras (0:0) në derbin e javës së 26-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Dy skuadrat kryesore në kompeticionin e ligës së dytë zhvilluan një ndeshje taktike në të cilën në fund të dyja palët padyshim ishin të kënaqura me pikën e fituar.

Ndryshe nga derbi, dhjetë gola u panë në duelin mes Teteksi dhe Arsimi i Çegranit, e cila përfundoi me fitoren 4:6 të skuadrës shqiptare.

Rezultatet 

Besa – Pelisteri 0:0
Teteksi – Arsimi 4:6
Ohrid – Kamenica Sasa 1:1
Bellasica – Kozhufi 2:0
Bashkimi - Skopje 0:0
Novaci – Detonit 0:1
Osogovo – Karaormani 2:1
Pobeda – Vardari (N) 1:1

Besa kryeson me 67 pikë, pasojnë Pelisteri 61, Detonit 55, Arsimi 44, Ohrid 39, Skopje 39, Bashkimi 38, Kozhufi 34 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat