Fulham-Crystal Palace përfundoi baras (1:1), me Armando Brojën që u fut në fushë vetëm në minutën e 85’ nga trajneri Marco Silva.
Në përballjet e tjera, Newcastle shkatërroi 5-1 Sheffield United, ndërkohë që Wolvesi mposhti 2-1 Lutoni.
Barazim 1-1 në Manchester United-Burnley, me skuadrën udhëtuese që siguroi në “Old Trafford” një pikë shpresë për mbijetesën. Aro Muric zhvilloi një tjetër performancë pozitive mes shtyllave të Burnleyt.
Braziliani Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh 11 minuta përpara fundit, por Burnley evitoi humbjen falë një penalltie të akorduar nga VAR-i. Që u ekzekutua saktë nga Zeki Amdouni (87’).