Barazim 1-1 në Lecce-Monza, sfidë ku të dy golat u realizuan në minutat shtesë të takimit.
Nikola Krstovic (90+2’) kaloi vendasit në avantazh falë një goli shumë të bukur, por një penallti e dyshimtë u akordua për Monzën më pas.
Që u shndërrua në gol nga kapiteni Matteo Pessina. Ylber Ramadani vijon të jetë i sëmurë dhe nuk u aktivizua as këtë ndeshje për Leccen.
Ndërkohë që Medon Berisha, shqiptari tjetër i ekipit nga Salento, e ndoqi takimin nga pankina.