Pavarësisht mungesave të cilat ekipi i Gjilanit ka patur gjatë javë dhe në ditët e fundit, të besuarit e Gentjan Mezanit do jenë të gatshëm për të dhënë maksimumin para publikut vendas.
"Duhet theksuar se Betim Halimi dhe Qëndrim Ismajli do vazhdojnë të qëndrojnë jashtë fushave të blerta për shkak të lëndimeve, ndërkohë që Edi Basa do vuaj pezullimin për shkak të kartonëve.
Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15.00 në fushën ndihmës sintetike në Gjilan", njofton SC Gjilani.
Gjilani kërkon tre pikë për të përforcuar pozitën e shtatë, ku aktualisht kanë 34 pikë e Ballkani kryeson me 50 sosh.