Lazio ndal tre pikë në konak të vetin.
Skuadra nga Roma e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Veronën, në takimin e javës së 34-të në Serie A.
Futbollisti Zaccagni shënoi në minutën e 72-të.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e 76 apo në 14 minutat e fundit në radhët e skuadrës së Lazios.
Lazio është në vend të gjashtë me 55 pikë e Verona në të 16-tin me 31 sosh.