Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është paraqitur për skuadrën me renome Dinamo e Zagrebit, por që ka qenë e veçantë për të për një arsye.
Ai u me Dinamon e Zagrebit luajtën në konak të Varazhdinit, duke ngadhënjyer me rezultat 1:0. Dinamo kryeson me 72 pikë pas javës së 32-të por ka një ndeshje e një pikë më shumë se Rijeka.
Për Ademin sot ishte ndeshja jubilare, e 400-ta në fanellën e Dinamos së Zagrebit, duke e bërë luftëtarin e madh lojtarin e dytë në historinë e të “kaltërve” që arrin këtë numër.
Para tij në listë është vetëm portieri legjendar Drazhen Ladiq, megjithatë Ademi është 32 vjeçar dhe ka kohë për të thyer edhe këtë rekord.
Arijan Ademi kaloi në Maksimir në vitin 2010 si lojtar i lirë nga Shibeniku.
Gjatë kësaj periudhe ai fitoi 12 tituj kampion me Dinamon e Zagrebit.
Kapiteni i njohur i Dinamos, lideri dhe një nga motorët kryesorë të skuadrës dinamovite, ka luajtur ndeshjen e 400-të zyrtare për Dinamon!