Skuadra e Buduçnostit të Podgoricës ka luajtur baras (2:2) me Sutjeskën e Nikshiqit, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Malit të Zi.
Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi kryeson me tre pikë më shumë se Buduçnosti.
Dhe kjo pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, kur lojtarët e Buduçnositit ]shkuan që të raportojnë te tifozët “Varvari”, të cilët i urdhëruan lojtarët që t’i hiqnin fanellat.
Se nervozizmi në radhët e Buduçnostit sa vjen e shtohet nga java në javë, e tregoi edhe reagimi i portierit Gjorgje Pavliçiç.
Ai e goditi me grusht në kokë Igor Ivanoviqin.
Nokautoi shokun e skuadrës.
Pas javës së 32-të, Deçiqi kryeson me 58 pikë, pasojnë Buduçnosit me 55, Sutjeska 53, Mornari 52 pikë etj.