Atletico Madrid merr një fitore të rëndësishme në përballjen direkte ndaj Athletic Bilbao, në javën e 33-të të La Liga.
Sfida e luajtur në “Metropolitano Stadium” rezultoi shumë e luftuar, por në fund u mbyll me rezultatin 3:1.
De Paul zhbllokoi takimin në minutën e 15’, teksa në minutën 45’ Nico Williams barazoi për miqtë.
Në nisje të pjesës së dytë, në minutën e 52; Correa riktheu avantazhinte vendasit, ndërsa autogoli i Unai Simon në minutën e 80’ vulosi triumfin e Atletico Madrid.
Pas kësaj përballjeje Atletico Madrid renditet në vend të katërt me 64 pikë, teksa Athletic Bilbao renditet në vend të pestë me 58 pikë.