Do të luhen sot 3 ndeshjet e mbetura për të mbyllur javën e 33-të në Superiore.
Gjithçka nis në Rrogozhinë dhe Kukës prej orës 15:00.
Egnatia pret Vllazninë, ndërsa Kukësi Teutën në takime që mund të vendosin shumë për fatet e kampionatit. Java e 33-të mbyllet me kryesfidën Tirana – Partizani.
Derbi i kryeqytetit luhet për herë të katërt këtë sezon në “Air Albania”. Ky takim mes rivalëve të përjetshëm nis në orën 19:00.
Kujtojmë se ditën e djeshme u luajtën dy sfidat e para të kësaj jave. Skënderbeu mposhti 1 me 0 Erzenin, teksa Dinamo dhe Laçi e mbyllën në paqe 0:0.