Kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, ka importuar tre pikë të arta nga Gjilani.
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Gjilanit.
Futbollisti Nazmi Gripshi ka realizuar në minutën e 49-të e Lumbardh Dellobva në atë 81-tën, për fitoren e madhe.
Ballkani kryeson me 63 pikë e Gjilani renditet në vend të shtatë me 34 sosh pas javës së 31-të në elitën e futbollit të Kosovës.