Prishtina nuk ia del që të frenojë Llapin e Podujevës, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 2:0 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.
Futbollisti Muhamet Hyseni ka shënuar në minutën e 13-të e të 82-tën.
Ballkani kryeson me 63 pikë, pasojnë Llapi me 61 e Drita me 59 pikë.