Ferizaj para shikuesve të vet ka rrëmbyer tre pikë dhe bën një hap drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 4:2 2 Korrikun, në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
“Një fitore shumë e rëndësishme si vendas ndaj 2 Korrikut, me tre golat e sulmuesit Betim Haxhimusa dhe golin e Erion Sadriut.
Ndeshja filloi fuqishëm për skuadrën tonë, ku pas 10 minutash lojë krijuam epërsi prej 2 golash.
Pjesa tjetër e ndeshjes kaloi në dominimin tonë, duke e administruar rezultatin me lojë të bukur”, njofton FC Ferizaj.
Java e 24-të
Kika- Vushtrria u ndërpre
Ferizaj - 2 Korriku 4:2
Prishtina e Re - Ramiz Sadiku 2:2
Vjosa - Ulpiana 3:0 me rezultat zyrtar
Vllaznia - Flamurtari 0:3 me rezultat zyrtar
Ferizaj kryeson me 57 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 54, Vjosa 49, Ulpiana 37, Ramiz Sadiku 29, Flamurtari 29, 2 Korriku 26, Vushtrria 24, Vllaznia 14 dhe Kika 13 pikë.