Struga Trim Lum ka dështuar si vendas, duke u mposhtur me rezultat 3:2 nga Sileksi i Kratovës.
Humbje e hidhur për struganët por mbeten në krye të tabelës.
Për Strugën shënuan Ibraimi (23') e Radeski (34') dhe për Sileksin Igantov (36' e 48') dhe Kalanoski (52').
Pas javës së 29-të në elitën e futbollit maqedonas, Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 58 e Shkëndija me 55, Sileksi renditet në vend të katërt me 41 pikë.