Elbasan Rashani ka shënuar dy gola në fitoren e Clermont ndaj Reimsit, në kuadër të javës së 31-të në Ligue 1.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Gabriel Montpied” përfundoi me rezultatin 4:1
Rashani ishte autor i dy golave të fundit (79’, 90’). Ai sot luajti tërë takimin.
Për sulmuesin kosovar këta dy gola ishin të parët e këtij sezoni në elitën e futbollit francez.
Clermont pas kësaj fitore ka 18 pikë, por mbetet në pozitën e fundit në tabelë.
Gjithsesi, kjo skuadër ka ende matematikisht gjasa për mbijetesë, pasi deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe tri xhiro.