Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 32-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll.
Skuadra malazeze Bokeli nga Kotorri ka dështuar, ndërsa Otrant Olimpic nga Ulqini tani i ikë dy pikë në krye të tabelës.
Skuadra shqiptare, Otrant Olimpic po marshon drejt elitës së futbollit të Malit të Zi.
Skuadra nga Ulqini ka barazuar 0:0 me Iskrën në Danillovrad, ndërsa Bokeli pësoi humbje 1:0 nga Igallo.
Bokeli pësoi humbjen e dytë radhazi.
Otrant Olimpic kryeson me 70 pikë e Bokeli renditet në vend të dytë me 68 sosh.