Fiorentina i ka shkaktuar humbje me rezultat 5:1 Sassuolos, në takimin e javës së 34-të në Serie A.
Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla është paraqitur titullar e Nedim Bajrami nga minuta e 46-të për Sassuolon.
Për Fiorentinën realizuan Sottil (17'), Martinez Quarta (54'), Barak (62'), Gonzalez (58’ e 66') e për Sassuolon shënoi Thorstvedt (57').,
Skuadra e Sassuolos po rrëshqasin drejt rangut të dytë.
Fiorentina renditet në pozitën e tetë me 50 pikë dhe Sassuolo është në të 19-tin me 26 sosh.