Në ndeshjen e javës së 29-të, ka debutuar në pankinën e skuadrës së Shkupit trajneri Ernest Gjoka, i cili me ekipin e tij e mposhtën Tikveshin me rezultat 3-2.
“Sigurisht se fitorja erdhi në fund, por ama vjen në fund kur ti e kërkon gjithë kohës.
Unë besoj se skuadra e kërkoi gjithë kohës dhe e arriti që ta merrte këtë fitore. Ishte ndeshje e vështirë, ndeshje ndaj një skuadre që Shkupi për hir të vërtetës ka pasur probleme dhe nuk ka rritur të fitoj dot.
E thyem këtë të keqe, mendoj se skuadra ka dhënë maksimumin, unë i falënderoj lojtarët për shpirtin e garës dhe po vazhduam kështu mendoj se askush s’na ndalën dot”, ka thënë trajneri Gjoka.
Ndeshjen e radhës skuadra e luan të mërkurën, ku në cilësinë e mysafirët do të luajmë kundër skuadrës së Gostivarit.