Shkëndija e gatshme për të sulmuar titullin e kampionit

Futboll

Shkëndija e gatshme për të sulmuar titullin e kampionit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:21
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës përballet me AP Brera të mërkurën në Tetovë, para tre ndeshjeve të fundit dhe vendimtare për titullin kampion. Mbështetja më e nevojshme se kurrë!

"Tre fitore rresht në Tetovë, goleada ndaj Bregallnicës (4:1), Sileksit (6:1) dhe së fundmi Gostivarit (4:1) kanë prodhuar kuqezinjtë duke shkuar 3 pikë pranë kreut të renditjes. Me 4 ndeshje deri në fund të kampionatit,

Shkëndija duke e gatshme për të sulmuar titullin e kampionit, derisa gëzon forma e ekipit. Kuqezinjtë dominojnë, krijojnë shanse dhe shënojnë gola me një diferencë 14:3 në tre ndeshjet e fundit në Tetovë. Shkëndija nuk varet nga një lojtarë, sepse po funksionojnë të gjithë pa përjashtim. 

Skuadra ka rikuperim, të martën stërvitje me AP Brera-n në “menu” derisa të mërkurën luajmë ndeshjen e xhiros së 30-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Kërkojmë tre pikë për vazhdimësi dhe për presion shtesë ndaj Strugës e Shkupit që ndajnë kreun me nga 58 pikë. Sido që të luajnë të mërkurën rivalët, Shkëndija duhet të fitojë dhe pastaj futemi në tre xhirot e fundit kur në përballjet direkte do të vendoset gjithçka rreth titullit dhe Evropës.

Pas Brerës i dalim Shkupit, presim Strugën dhe jemi mysafirë të Rabotniçkit xhiron e fundit kur mes veti luajnë Struga me Shkupin. Orar interesant për fund të zjarrtë në një sezon super nxitës kur tre ekipe luftojnë për titullin kampion. I dyti do të kënaqet me pjesëmarrje në eliminatoret e UEFA Conference League. Vendi i tretë ngelet jashtë, kështu që luhet gjithçka për gjithçka.

Shkëndija po ndjen mbështetjen e publikut në momentet vendimtare. Të dielën “Ballistët” për 90-të minuta nuk pushuan në tribunën “Marshin Beqiri” dhe skuadra u përgjigj me goleadë. Vazhdojmë njejtë, edhe më të bashkuar dhe me një qëllim. Titulli të kthehet në Tetovë", njofton FC Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat