Rikuperimi i Neymarit është në fazën përfundimtare.
Braziliani, i cili këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar dhe meniskun, në një ndeshje mes Brazilit dhe Uruguait, sheh dritë në fund të tunelit.
Ish-lojtari i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germain-it është rikthyer për të prekur topin… gjashtë muaj pas lëndimit të tij. “Ney” ndau një video në Instagram, duke luajtur me topin në qendrën stërvitore të Al Hilalit dhe duke u përqafuar me trajnerin e tij aktual, Jorge Jesus.
Sigurisht që Neymari nuk synon të kapërcejë etapat apo të përshpejtojë procesin i riaftësimit.
“Pa nxitim” (Sin prisa), mund të lexohet në “historitë” që ka hedhur në rrjetet sociale.
Braziliani iu bashkua verën e kaluar Al Hilalit, që pagoi 60 milionë euro për kartonin e tij, por mundi të luante në vetëm pesë ndeshje (386′) me ekipin e tij të ri.