Në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Vizioni – Feronikeli, ka ardhur deri te një rrahje mes futbollisteve.
Me këtë incident të martën u mor Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së.
Lojtarja e Vizionit, Teuta Mehmeti, është pezulluar pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës “pasi në minutën e 87-të pas një ndërhyrje në lojtaren kundërshtare pasoi sulmi fizik (kapje për fanelle dhe goditje grusht), ku gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt”.
Sipas vendimit, Jehona Zeka e Gulgun Jillta, po ashtu lojtare të Vizionit, kanë filluar përleshjen dhe t’i godasin lojtaret e Feronikelit dhe janë ndëshkuar po ashtu direkt me të kuq. Edhe këto dyja janë pezulluar.
Për arsye të njëjtë me karton të kuq ishin ndëshkuar edhe Diana Xharrahu e Edona Gecaj të Feronikelit, që tashmë janë pezulluar.
Është pezulluar për sulm ndaj lojtares kundërshtare edhe Besjana Berisha e Vizionit, që madje ishte e dënuar edhe për atë ndeshje.