Tashmë është e qartë për të gjithë se Erik ten Hag nuk po shkon mirë me Manchester United.
Këtë herë ishte Wesley Sneijder, ish-mesfushori i Interit, ai që kritikoi ish-trajnerin e Ajax-it në mikrofonat e Ziggo Sport.
“Ditën që ai vendosi të luftonte kundër Cristiano Ronaldos, filloi të humbiste çdo lloj respekti.
Mendoi se do të bënte mirë, por ishte pikërisht e kundërta, të gjithë në dhomat e zhveshjes pyesnin veten nëse kishte kapacitetin e duhur për ta bërë këtë”.
Sneijder gjithashtu kritikoi Antony-n për qëndrimin e tij pas fitores me penallti kundër Coventry-t:
"Ai duhet të ketë absolutisht turp për atë që bëri. Duhet të kishte dalë direkt nga fusha. Shpresoj që Manchester United të humbasë 5-0 në finale".