Del Piero dhe Roberto Baxho “kundër” Shqipërisë, Italia merr masa të pazakonta

Futboll

Del Piero dhe Roberto Baxho “kundër” Shqipërisë, Italia merr masa të pazakonta

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:54
Roberto Baxho dhe Del Piero

Shqipëria do ta hap siparin e ndeshjeve të Euro 2024 kundër Italisë së Luçiano Spaletit.

Italianët janë përgatitur mjaft mirë për këtë kompeticion, duke pasur objektivin për të mbrojtur statusin e tyre si kampionët e Europës, që nga viti 2021 kur ata fituan Europianin e fundit.

Për këtë arsye, trajneri Spaleti ka bërë një kërkesë tepër të veçantë.

Në stafin teknik të kombëtares së kaltër janë thirrur 4 legjenda të sulmit, me qëllim stërvitjen e lojtarëve në aspektin ofensiv.

Bëhet fjalë për Totin, Baxhon, Del Pieron dhe Antognonin.

Duke pasur parasysh karrierën e tyre tepër të suksesshme jo vetëm me fanellën italiane por edhe të klubeve respektive, Spaleti ka menduar se këto 4 yje të historisë së sulmit botëror do të ishin një përforcim mjaft i mirë që mund t’i shërbejë ekipit që të mund të performojnë në nivelin më të lart sulmues në këtë Europian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat